Lajme

Telekomi i Kosovës që ishte në prag falimentimi sot realizon mbi 5.5 milionë euro fitim për 7 muaj

Mbi 5.5 milionë euro fitim neto ka realizuar Telekomi i Kosovës nga janari deri në korrik të këtij viti, të hyra rekord për 11 vitet e fundit.

“Të hyrat janë rritë për rreth 5 milionë krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa fitimi neto nga 4.2 milionë sa ka qenë në atë periudhë, këtë vit është 5.5 milionë. Rritja e cilësisë së shërbimeve, për shkak të investimeve të kryera dy vitet e fundit në rrjetin e telefonisë mobile, ka reflektu në rritje të të hyrave. Pritjet tona janë që ka me pasë rritje të vazhdueshme të të hyrave të Telekomit”, tha Feim Kelmendi, zyrtar kryesor i Financave në Telekom.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Kelmendi tha se kanë investuar në teknologji më të avancuar, e për përmirësim të shërbimeve theksoi se po mundohen që kjo mos të reflektohet në rritjen e çmimeve.

Ndërsa konteksti gjyqësor me Dardafonin që Telekomi i Kosovës e ka pasur ndër vite i ka kushtuar ndërmarrjes publike miliona euro. Mbi 60 milionë euro ia kishte marrë Dardafoni – Telekomit, e Kelmendi pretendon se një pjesë e kësaj shume duhet t’i kthehet kompanisë.

“4.4 milionë të vendimit të fundit dhe mbi 300 mijë euro të vendimit të kaluar, të vitit të kaluar, ato janë që i ka vendosur Gjykata që duhet të kthehen, mirëpo nuk po e zbaton vendimin e Gjykatës. Janë 15 milionë euro të tjera që na i kanë marrë në vitin 2022 për të cilat ne jemi të bindur që janë marrë padrejtësisht”, tha mes tjerash Kelmendi.

Lexo më shumë  ‘Mandatet’ mblidhen për Ballukun/ Këlliçi citon McAllister: Test kritik për integrimin e Shqipërisë!

Nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Telekomit thanë se ka ende hapësirë për përmirësim të kushteve, megjithëse u shprehën se ka pasur përmirësime në këtë drejtim.

Aktualisht në Telekomin e Kosovës janë të punësuar rreth 1 mijë e 650 punëtorë.

Rruga Press

YouTube player