Argument

Teherani terrorist, atje larg, qenka problem, Serbia terroriste, këtu afër, jo.

Nga Gëzim Mekuli

Teherani po, Beogradi jo!

Kuvendi i Edi Ramës (Jo i Shqipërisë) miratoi jashtë programit zyrtar dhe vetëm me votat e Partisë socialiste rezolutën “për shpalljen Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.

Në anën tjetër, po ky Kuvend, ka 16 vite që nuk e miraton një rezolutë që do ta ndëshkonte gjenocidin serb dhe vrasjen e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. As sulmin terrorist në Banjska, ku u vra një polic i Republikës së Kosovës; sulm i sponzoruar dhe financuar nga Serbia, ky Kuvend nuk e dënoj e as nuk e qortoj.

Teherani terrorist, atje larg, qenka problem, Serbia terroriste, këtu afër, jo.

Zhgënjim! Trishtim! Ofendim! Vetshkatërrim! Dekadencë!

Rruga Press

YouTube player