KryesoreOpinion/Aktualitet

Të zgjedhurit nga çertifikimi i rezultateve deri tek funksionalizimi i kuvendit dhe krijimi i qeverisë po e bëjnë të mundimshme e tejet të ndërlikuar procesin

Shkruan Shqipërim Pula

Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së Republikës janë dy procese të ndara.

▪️Funksionalizimi i Kuvendit ndërlidhet me mandatin e drejtpërdrejtë demokratik zgjedhor, kështu që, të gjitha partitë parlamentare dhe deputetët obligohen të jenë pjesë aktive e këtij mandati.

▪️Krijimi i Qeverisë poashtu është rezultat i zgjedhjeve dhe varet nga sigurimi i një shumice parlamentare për Qeverinë dhe për implementimin e programit, kalimit të ligjeve dhe buxhetit të saj.

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës, që ka filluar më 15 Prill, 2025 nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët. Për rrjedhojë, Kuvendi duhet t’a përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me dispozitat e Kushtetutës, dispozitat e Rregullores së punës si dhe në pajtim me Aktgjykim (Ref.; KO119/14) të Gjykatës Kushtetuese konkretisht pikave 127 &128 e veçanërisht, pika 128 ku thuhet; “në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “PËR”, “KUNDËR” ose të ABSTENOJNË, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”.

Lexo më shumë  Bizneset bëhen "çorap" me taksat e Bashkisë Tiranë, nuk dinë çfarë po paguajnë! Penalizime të padrejta

💥 Pra, mosvotimi nga deputetët, sipas këtij Aktgjykimi konsiderohet shkelje!.

Poashtu, Gjykata Kushtetuese, nuk ka dhënë sqarime nëse në rast të dështimit të zgjedhjes së Kryetarit nga një grup parlamentar, e drejta t’i kalohet grupit tjetër; apo që, nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit do të implikonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Lexo më shumë  Sezoni turistik, Himara mes rrugës me gropa dhe fishekzjarreve të 11 Majit

#RrituRepublikë

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit