Lajme

Të verbërit ende pa shpërblim, përveç Durrësit e Fierit, shuma prej 3 mijë lekësh nuk është shpërndarë ende

Me mijëra të verbër nuk e kanë marrë ende shpërblimin e fundvitit të shkuar prej 3 mijë lekësh. Përveç Durrësit e Fierit, shpërblimi nuk është shpërndarë ende në qytetet e tjera, ndërkohë që shoqata e tyre ende nuk ka një përgjigje nga institucionet që ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.

Një javë nga nisja e vitit të ri, të verbërit ende nuk kanë marrë shpërblimin e vitit të vjetër.

“Sado që shuma është simbolike, sakohë jepet diçka duhet të merren masa që kjo të çohet deri në fund.”

Gjergji Smakaj, administrator i Shoqatës së të Verbërve thotë se përveç qarkut të Durrësit dhe Fierit, fondi prej 3 mijë lekësh nuk është shpërndarë ende në qytetet e tjera.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Vazhdon  të ketë probleme në qarqe të ndryshme në marrrjen e kësaj pagesë si qarku i Shkodrës që nuk është lëvruar fare te asnjë person kjo pagesë, nuk është lëvruar akoma në qarkun e Gjirokastrës. Kemi përsëri qarkun e Tiranës që është pa e marrë fare këtë fond, qarku i Elbasanit, bashkia qëndrore i ka marrë këto pagesa por bashkitë e vogla dhe njësitë administrative kanë pasur probleme me marrjen e kësaj pagese.”

Pas vonesës së shpërblimit, ata kanë kërkuar informacion por institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit pa iu kthyer përgjigje.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Bashkia mund të thotë që ne e kemi kaluar si fond por mund të jetë problem i postës me thesarin, ose në raste të tjera ku posta thotë se nuk na ka ardhur asnjë lloj udhëzimi apo fondi që ne ta lëvrojmë këtë fond për qytetarët e verbër.”

Prej tri vitesh, rreth 12 mijë të verbër ishin përjashtuar nga shpërblimet e fundvitit.

Kërkesa e tyre u pranua nga qeveria fundvitin e shkuar por për shkak të burokracive ata ende nuk e kanë përfituar shumën modeste prej 3 mijë lekësh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *