Lajme

Të tri fëmijët në emigracion, babai niset drejt Tiranës: Në protestë kundër kësaj qeverie, se këtu s’ka më shpresë!

“Si puna ime në Kukës janë me mijëra”, dëgjohet në një mesazh me video, një baba nga Kukësi, i cili i ka përcjellë jashtë vendit të tri fëmijët e tij dhe sot është i vendosur të vijë në Tiranë që të protestojë kundër kësaj qeverie, që ia ka vrarë shpresën. “Qeveria më e poshtër”, e cilëson ai.

Lexo më shumë  Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

“Do të marr pjesë në protestë dhe jo vetëm unë, po si puna ime janë me mijëra në Kukës. Unë kam tri fëmijë që i kam rritur me mund, me djersë. Kukësi e di se kush jam. Të tre me shkollë të lartë. 

“Këtu nuk ka shpresë. Dy i kam në Gjermani, një e kam në Angli. Këtu është vrarë shpresa. I bëj thirrje të gjithë popullit të Kukësit të marrë pjesë në protestë. Kjo qeveri do rrëzuar një minutë e më parë. Është qeveria më e poshtë që ka njohur historia e njerëzimit, për shqiptarët,“ shprehet i revoltuar ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjithë

Protesta e thirrur sot nga Partia Demokratike dhe e mbështetur nga forcat e tjera opozitare do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 16:00.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *