Uncategorized

Të shtunën, më shumë njerëz u kthyen sesa u larguan nga Ukraina

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më shumë njerëz kanë hyrë nga Polonia në Ukrainë sesa janë larguar nga ky vend.

Një numër në rritje e njerëzve janë kthyer në Ukrainë. Arsyet janë rikthimi nëpër shtëpitë e tyre ose vizita e të afërmve.

Shifrat nga shërbimi kufitar polak tregojnë se 22,000 njerëz hynë në Ukrainë të shtunën, ndërsa 19,200 janë larguar, raportoi BBC-ja të hënën.

Disa nga të kthyerit do të qëndrojnë afër kufirit në mënyrë që të shkojnë sërish në Poloni në rast të rrezikut, të tjerët po shkojnë në shtëpi dhe thonë se do të qëndrojnë, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve si kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili tha se nuk është ende i sigurt kthimi në qytet.

Sipas Kombeve të Bashkuara, miliona njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *