Bota

Të shtëna me armë në funeralin e presidentit të vrarë të Haitit – delegacioni amerikan largohet nga varrimi

Delegacioni amerikan dhe zyrtarë të tjerë u shoqëruan pasi kishte të shtëna në funeralin e presidentit të vrarë të Haitit, Jovenel Moise.

Policia përdori gazlotsjellës kundër demonstruesve. Tani për tani, nuk ka njoftime për ndonjë të plagosur në mes të policisë ose protestuesve, si dhe asnjë tregues se ndonjë prej mysafirëve në funeral ishte në rrezik, njoftoi reuters.

Ceremonia e varrimit në Cap Haisien, qyteti i lindjes së presidentit të vrarë, u ndërpre nga thirrjet e protestuesve që akuzuan autoritetet si përgjegjës për vdekjen e Moises.

Lexo më shumë  Samiti i udhëheqësve të BE-së, Evropa vendos për 90 miliardë € ndihmë për Ukrainën

Delegacioni amerikan që erdhi për të nderuar presidentin drejtohej nga Ambasadorja Amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

Zyrtarët haitianë në varrim hasën në ofendime nga protestuesit dhe njëri prej tyre e quajti shefin e policisë një “kriminel”.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *