“Të shqetësuar për Ballkanin Perëndimor”/ Deputetët e PE: Ndëshkoni politikat e Serbisë ndaj Rusisë! Po tregon zhvendosje të rrezikshme drejt autoritarizmit
Deputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar një letër samitit të BE-së , duke kërkuar që të merren masa ndaj Serbisë për politikën e saj ndaj Rusisë.
Sipas Novosti, nëntë anëtarë të Parlamentit Europian nga grupi liberal, i dërguan një letër presidentes së KE-së, Ursula von der Layen dhe ministrit të Jashtëm të BE Josep Borell, duke i kërkuar të ngrijnë përkohësisht bisedimet për anëtarësimin e Serbinë.
“Jemi thellësisht të shqetësuar në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe njëkohësisht shumë të shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor. Mospërfillja e angazhimeve të Serbisë si një vend kandidat në BE është e dukshme. Ne besojmë fort se Serbia po tregon një zhvendosje të rrezikshme drejt autoritarizmit që është në kontrast me aspiratat për t’u bashkuar me BE dhe kjo kulmoi me refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”, shkruhet në letër, raportojnë mediat serbe.
Ndër të tjera shtojnë se Serbia ka regres të dukshme në fushat si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, liria e mediave si edhe liria e shprehjes.
Rruga Press