BotaKryesore

Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, të premten ka thënë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë.

Por Borrell ka thënë se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Rreshtimi përkrah dhe veprimi në përputhje me vlerat e BE-së dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë, janë shenja thelbësore të orientimit strategjik”, ka shkruar Borrell në “X”.

Vuçeviq u votua si kryeministër i ri i Serbisë të enjten [2 maj]. Pjesë e kabinetit të tij janë dy të sanksionuarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alekasandar Vulin e Nenad Popoviq.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Vulin do ta ketë rolin e zëvendëskryeministrit, ndërsa Popoviqi do të shërbejë si ministër pa portofol. Të dy u futën në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh i zhgënjyer me propozimet për Qeverinë e re të Serbisë.

Kryeministri Vuçeviq ka përsëritur se Serbia nuk do të ndërrojë qëndrimet karshi Rusisë dhe Kosovës. Njohja e Pavarësisë së Kosovës i është vënë kusht Serbisë për integrim evropian.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

YouTube player