Të rinjtë protestë para Gjykatës Kushtetuese, kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë
Disa të rinj nga Lezha protestuan sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa po diskutohet marrëveshja me Italinë për emigrantët. Ata janë shprehur kundër ngritjes së një kampi për refugjatët në Shëngjin, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Meloni.
Të rinjtë kërkuan njëzëri shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre ishte antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm. Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.
Rruga Press