KryesoreLajme

Të rinjtë nuk votojnë, OSBE: Në tre zgjedhje, shumica e pjesëmarrësve mbi 60-vjeç në Shqipëri

Në tre vite pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje ka qenë në nivele të ulëta.

Sipas të dhënave të OSBE mosha mbi 60 vjeçare duket se është vendim marrëse në partinë që merr pushtetin.

Për këtë kërkohet një strategji informimi për të dërguar të rinjtë drejt kutisë.

Në ditën ndërkombëtare të zgjedhjeve kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka zhvilluar dëgjesë me grupet e interesit.

 Përfaqësuesi i OSBE në qëndrimin e tij e vuri theksin te angazhimi dhe informimi i të rinjve për të shprehur të drejtën e votës.

Për këtë ai solli në vëmendje se në tre zgjedhjet e fundit pjesëmarrjen më të madhe e kanë pasur të moshuarit

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Sinkron ‘’Tregon një trend të vazhdueshëm të pjesëmarrjes së ulët të votuesve së rinj.

Në zgjedhjet e 2021 pjesëmarrja më e ulët është shënuar në grupmoshat 18-24 vjec’’.

Probleme janë evidentuar në vendosjen e qendrave të votimit në territore të vështira dhe ku nuk ka akses për personat me aftësi të kufizuara fizike

‘’60% e qëndrave të votimit nuk ishin lehtësisht të qasme nga zgjedhësit me aftësi të kufizuara’’.

Për ata që kanë probleme me shikimit problematika u konstatuar në votimin elektronik

‘’Pajisjet e votimit nuk ishin plotësisht të përshtatura për përdorim nga personat me problem në shikim”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Celibashi nga ana e tij kujtoi që i ka dërguar kuvendit një listë me çështjet që duhen shtruar në ligj.

‘’Në letrën që i dërguam partive politike, ku kemi bërë një listë të cështejve që në krye të herës kemi thënë se ndryshimet e mundshme të kodit zgjedhor do duhen të adresojnë edhe cështjen e personave që për asye objektive nuk votojnë dot’’, tha Celibashi.

Prej dy vitesh në kuvend është ngritur komisioni I posaçëm për reformën zgjedhore por vetëm javën e fundit kanë rinisur diskutimet. Opozita ka tentuar të bllokojë për dy radhë mbledhjet me argumentin se nuk janë të përfaqësuar.

Rruga Press

YouTube player