BotaKryesore

Të rinjtë nga Serbia letër drejtuar Evropës dhe Francës: A do t’i përmbahen historisë Franca dhe Evropa? A do të vazhdojmë të mbyllim sytë ndaj asaj që po ndodh në këtë vend kandidat për në Bashkimin Evropian?

Letra e rinisë serbe drejtuar Evropës dhe Francës
Pak javë pas demonstratës më të madhe në historinë e vendit, lëvizja qytetare kundër korrupsionit në Serbi nuk po ngadalësohet.
Evropa hesht pasi presidenti serb bën gjithçka për të mbytur protestën.
Madje, pak ditë më parë Emmanuel Macron priti në Pallatin Elysee presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Presidenti francez nuk kritikoi lëvizjet autoritare të autokratit serb dhe as shtypjen e protestuesve.
Në përgjigje të kësaj indiference, afro njëqind studentë serbë erdhën në Strasburg me biçikletë pas një udhëtimi prej më shumë se 1300 km për të paralajmëruar Francën dhe institucionet evropiane për lëvizjen e pushtetit serb.
Ata i dërguan një letër Presidentit të Republikës që përfundonte me fjalët e mëposhtme.
A do t’i përmbahen historisë Franca dhe Europa? A do të vazhdojmë të mbyllim sytë ndaj asaj që po ndodh në këtë vend kandidat për në Bashkimin Evropian?

Lexo më shumë  Kurti kujton Skënderbeun në 620-vjetorin e lindjes: Hero për së gjalli, hero për të gjitha kohërat

Letra më poshtë:

Zoti President, ju që keni pohuar shpesh rëndësinë e vlerave evropiane, lirisë dhe të drejtave të njeriut, sot keni mundësinë të tregoni se këto vlera janë vërtet universale. Mbështetja juaj për luftën tonë për të vërtetën, drejtësinë dhe lirinë në Serbi do të përfaqësonte një shpresë të pamasë – jo vetëm për ne, por për një brez të tërë të rinjsh të etur për të qëndruar në vendin e tyre dhe për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në demokraci dhe dinjitet.
Ne nuk po shkojmë me biçikletë në Evropë për t’i shpëtuar Serbisë. Ne pedalojmë për ta sjellë me vete.
Studentë nga Serbia.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit