Bota

Të paktën 29 të vrarë pas arrestimit të djalit të El Chapos

Të paktën 29 persona janë vrarë nga dita e dhunës së nisur të enjten në shtetin verior meksikan të Sinaloas.

E gjithë kjo dhunë u shkaktua pas arrestimit të Ovidio Guzmanit, një nga djemtë e ‘El Chapo’ dhe më të kërkuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval, theksoi se nga 29 të vdekurit, disa i përkisnin Forcave të Armatosura të Meksikës dhe grupeve kriminale që shkaktuan trazirat e dhunshme.

Së bashku me tre vëllezër të tjerë, Ovidio Guzman po përballet me akuza në SHBA për marrje me substanca narkotike – kokainë, metamfetaminës dhe marihuanë, raporton rtve.es.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Theksojmë se 32-vjeçari aktualisht gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Qendrën Federale për Riadaptimin Social (Ceferoso), e njohur më mirë si “El Altiplano”.

Ndryshe, Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *