Të paktën 2 persona janë plagosur nga bombardimi i një ndërtese banimi në Kiev
Një ndërtesë banimi 12-katëshe pranë Kievit qendror u godit nga bombardimet ruse herët të mërkurën, duke shkaktuar zjarre në disa kate, sipas një deklarate nga shërbimet e emergjencës shtetërore të Ukrainës.
Ndërtesa në rrethin Shevchenkivskyi ndodhet vetëm disa kilometra larg qendrës së kryeqytetit ukrainas.
Nga të dhënat e para mësohet se nga bombardimet kanë mbetur të plagosur dy persona. Punonjësit e shpëtimit evakuan 37 persona nga ndërtesa, thuhet në deklaratë.
Një ndërtesë fqinje nëntëkatëshe gjithashtu u dëmtua në sulm.
© Rruga Press