Bota

Të moshuarit ukrainas: Nuk duam të vdesim në asnjë vend tjetër përveç se në shtëpi

Në foto: Mykola Luhynets, 59-vjeçar, që me një pushkë synon ta mbrojë pragun e shtëpisë.

Fshati i vogël Serhiivka në Ukrainën lindore, ishte tërësisht i qetë të dielën. Këtu, para pushtimit rus, banonin rreth 1500 njerëz, ndërsa aktualisht kanë mbetur rreth 300. Ky numër po zbret dita-ditës.

Mosha mesatare në këtë zonë është e madhe, pasi shumica dërrmuese e të rinjve janë larguar. Por këtë nuk e kanë bërë prindërit dhe gjyshërit, shkruan BBC-ja të hënën.

“Kam jetuar gjithë jetën këtu, nuk do të shkoj askund”, deklaroi Mykola Luhynets, një 59-vjeçar, që mbante një pushkë dhe shiritin e mbrojtjes, derisa tha se do të qëndrojë në vendlindje për ta mbrojtur vendin “nëse është e nevojshme”.

Në periudha normale, Serhiivka, është një fshat industrial dhe bujqësor. Shumica e banorëve janë fermerë apo staf në fabrikën lokale të qymyrit.

“Ne kemi vetëm strehimore të thjeshta këtu, por i kemi përgatitur ato”, deklaroi kreu i fshatit, Valeriy Duhelnyy, 59-vjeçar, derisa tha se për të moshuarit është i vështirë largimi.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Është e vështirë për të moshuarit të dalin në rrugë. Ndoshta disa janë sentimentalë. Kanë lidhje të forta emocionale me vendin ku jetojnë. Ata nuk duan të vdesin askund tjetër përpos në shtëpi”, tha ai.

Kreu i fshatit, Valeriy Duhelnyy

Problem për të moshuarit e Serhiivkas janë edhe të ardhurat.

“Unë jam pensioniste dhe nuk kam shumë, vetëm një pension të vogël. Nuk kam mundësi të marr me qira një apartament më të sigurt. Nuk mund ta përjashtoj se diçka e keqe nuk do të ndodhë këtu, por thjesht nuk kam mundësi të tjera. Askush nuk ka nevojë për mua, kështu që vendosa të rri këtu”, deklaroi Rayisa Horislavets, një 66-vjeçare që jeton me vajzën e saj në një shtëpi të vogël.

E moshuara e ka një motër që jeton në anën tjetër të vijës së frontit, në Donetsk, mirëpo nuk ka komunikuar më të tash e dy javë për shkak të ndërprerjes së linjës telefonike.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Motra e saj, e ndikuar nga lajmet e rreme, i kishte thënë se janë ukrainasit ata që po e shkaktojnë tërë këtë dëm.

“Ajo më tha të mos iu besoja atyre që shoh në mediat tona. I thash se ka dëshmitarë, ne shohim çfarë po ndodh në Kharkiv dhe gjetkë, por ajo nuk po më beson”, deklaroi tutje Horislavets.

Mirëpo, historia e saj nuk është e pazakontë në Ukrainën lindore, ku linjat e frontit kanë ndarë familjet dhe propaganda ruse ka bindur shumë banorë se mizoritë dhe sulmet e raportuara janë të rreme. Atyre iu tha gjithashtu se Ukraina është agresorja.

Deri më tani, fshati Serhiivka ka qenë paqësore. Banorët e mbetur shpresojnë se kështu do të mbetet, megjithëse po përgatiten për më të keqen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *