Shëndetësi

Të infektuarit me Omicron 70% më pak gjasa për t’u shtruar në spital, thotë studimi

Personat e infektuar me variantin Omicron të COVID-19 kanë 70 për qind më pak gjasa për t’u shtruar në spital sesa ata të infektuar me variantin Delta, thuhet në një raport të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në raport nënvizohet  se varianti Omicron ka 45 përqind më pak gjasa që të çojë për një vizitë tek mjeku një person të infektuar.

Rezultatet janë në përputhje me studimet e tjera të publikuara të mërkurën nga “Imperial College London” dhe Universiteti i Edinburgut.

Studimi i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar gjeti prova se mbrojtja kundër infeksionit simptomatik Omicron zbehet pas dozës së dytë të vaksinës COVID-19. Ndërkohë përmirësohet pas një injeksioni përforcues.

Varianti Omicron është përhapur në të paktën 38 vende europiane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se në këto ditë festash duhet të shmangen eventet festive, me qëllim parandalimin e infektimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *