Të hash si një futbollist i Anglisë: Njihuni me shefin e besueshëm të kuzhinës që po i ushqen Tre Luanët
Sikurse lojtarët në ekipin e Anglisë, Omar Meziane e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke e dëshmuar se është i denjë për të marrë një thirrje.
Ai është një kuzhinier i njohur londinez, i cili është zhvendosur në sport përmes skuadrës së tij të zemrës nga League One, Wycombe Wanderers, ndërsa tani gatuan për ekipin e Tre Luanëve duke qenë pjesë gjatë pjesëmarrjeve të tyre në Kampionatin Botëror të vitit 2018 dhe pastaj në Euro 2020.
“Në fakt, më erdhi një mesazh, ku më kërkohej nëse doja t’i bashkohesha ekipit të seniorëve. Ishte si kur merr ftesë një lojtar dhe është një nder, por unë nuk mund ta krahasoj veten me atë çfarë bëjnë lojtarët tanë!”, është shprehur Meziane për Goal.
Babai maroken i tij ka udhëhequr një restorant, ashtu që ai e ka kaluar jetën në kuzhinë, ndërsa suksesi i tij është i bazuar në punën e madhe me dekada.
Krahas gatimit për ekipin e Anglisë, Omar është edhe shef privat kuzhine për disa lojtarë të Chelseat dhe Fulhamit, ndërsa e ka të publikuar edhe librin e tij të gatimeve.
Jo vetëm që gatuan, por edhe ofron këshilla të përgjithshme për top-futbollistët e Anglisë, sikurse Harry Kane, Mason Mount e Raheem Sterling, në lidhje me dietat e tyre.
“Gareth Southgate është shefi dhe ai e udhëheq spektaklin. Ai është njëri nga qeniet njerëzore më të mira që kam njohur dhe nuk e them lehtë. Ambienti që kemi krijuar është për të mos bërë gjë tjetër pos të fituarit, të pasurit sukses dhe të jemi sa më të mirë që mundemi”.
“Ajo që ka ndërtuar Anglia është si një familje e madhe. Janë lojtarët më të mirë në qendrën më të lartë performuese. Çuditem që unë kam qenë i përfshirë në këtë për kaq gjatë”.
“Është magjike, por po ashtu bëhet shumë, shumë punë e madhe. Është punë me presion dhe duhet ta marrësh seriozisht… Dua të besoj se kam pasur ndikimin te secili lojtar me të cilin kam folur. Pavarësisht sa pak mund të jetë”.
“Dua t’u tregoj se ushqimi është më shumë se pula, brokoli dhe kuinoa, dhe se mund të jetë gazmor dhe i shijshëm”, ka rrëfyer ai.
Rrug Press