Bota

Të gjithë në ushtrinë ruse po flasin për “Puzikovschinën”, term simbol i thyerjes së besimit mes komandantëve dhe ushtarëve

Është zor të përshkruhet se sa e ka shkundur publikun rus pas luftës në Ukrainë, rrëfimi i dy pilotëve rusë të dronave, të njohur me nofkat Ernest dhe Goodwin. Në shtator të 2024-s ata ekspozuan korrupsionin e komandantit të tyre, për çka më pas u dërguan në një mision të vetëvrasjes.

Vdekja e tyre pati nxitur diskutime të ashpra në kanalet pro luftës në Telegram. Madje Kremlini u detyrua të reagonte. Por komandanti Igor Puzik, burri që i çoi në misionin drejt vdekjes, vazhdon të udhëheqë i heshtur dhe paraqitet edhe në televizionin publik si një zyrtar shembull, ka shkruar “Foreign Policy”.

Lexo më shumë  Macron paralajmëron Zelenskyn: SHBA-të mund të tradhtojnë Ukrainën në territor

Tani në mesin e ushtarëve rusë është futur një shprehje që ka marrë kuptim të pazakontë – “Puzikovschina”. Kjo shprehje është bërë simbol i gjithçkaje që po shkon keq në ushtrinë ruse: pandëshkueshmërinë, paaftësinë dhe tradhtinë nga vetë njerëzit e vet.

Termi është bërë simbol i thyerjes së besimit mes komandantëve dhe ushtarëve të zakonshëm. Në disa grupe në Telegram ka pasur deklarata nga ushtarët që kanë thënë se të saporekrutuarve u është premtuar kontratë njëvjeçare, por në realitet do të detyrohen të shërbejnë në ushtri për periudhë të pakufizuar.

Gjeneralët janë kthyer në simbol përbuzjeje. Aleksandr Lapin madje i pati dhënë medalje të birit të tij, edhe pse trupat e tij po tërhiqeshin nga Kharkivi. E koloneli Rustam Muradov, i njohur për ofensivat në Vuhledar, tani është simbol i dështimit. Të gjitha këto, sipas ushtarëve rusë, për shkak të korrupsionit në vendimet ushtarake. Ky sistem, sipas rusëve, ka çuar në humbjen e rreth 350 mijë rusëve e jo 135 mijë që dihet publikisht. E pos humbjeve të mëdha në fushëbetejë në Ukrainë, raportohet po ashtu se është rritur ndjeshëm edhe numri i ushtarëve që po dezertojnë.

Lexo më shumë  Macron: SHBA dhe Evropa duhet të punojnë së bashku për paqen dhe sigurinë e Ukrainës

Si pasojë e këtyre ngjarjeve, edhe blogerë të njohur me qëndrime pro-luftës, si Roman Saponkov, kanë paralajmëruar se pa ndëshkim të njerëzve si Puziku, mobilizimi s’do të ketë sukses dhe se besimi në sistemin aktual ushtarak nuk mund të rikthehet.

Rruga Press

YouTube player