KryesoreLajme

Të gjitha detajet mbi arrestimin e Veliajt

Me një kujdes të tepruar pët të mos bërë bujë dhe për ti ruajtur imazhin oficerët e BKH kanë mësyrë sot në zyrën e Erion Veliajt dhe i kanë komunikuar atij se do ta shoqëronin me makinën e kryetarit të bashkisë për ta çuar drejt burgut të Tiranës pasi SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash. Foto dhe video të shumta të shpërndara nga ky moment tregojnë Veliajn duke dalë nga dera e godinës ku punonte dhe hypur drejt veturës së tij.

Ndonëse me një ndalim në formë dhe ashpërsi, krejt të ndryshëm nga ai i ish-presidentit Meta kryebashkiaku është çuar drejt të njëjtave qeli ku gjendet edhe kreu i partisë së Lirisë. Gjithashtu për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa është marrë masa e arrestit të shtëpisë. Rënia e shpejtë e Erion Veliajt filloi 26 dhjetorin e shkuar kur ai u mbajt i mbyllur mbi tetë orë në SPAK për vepra tejet të rënda si korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Ai e konsideroi këtë akt si një hetim “keqdashës, të qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”.  Si një “qasje kërcënuese” dhe “dhunë e stilit sigurims”, me qëllimin e përcaktuar për të “krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë”. 

Lexo më shumë  E duam Shqipërinë si “gjithë” Kosova!


Por pavarësisht nga kjo hetuesit dhe prokurorët vazhduan me kontrollet duke gjetur prona para dhe apartamente të fshehura të çiftit Veliaj.
Ndërkohë që në rrafshin politik u duk sikur pozitat e Veliajt u forcuan. Kryeministri Rama që e fillimisht u duk se e pati shitur atë, filloi ta marrë në mbrojtje publikisht dhe lavdëroi sukseset e tij në Tiranën që kemi sot. Pas këtij lajmi të bujshëm Edi Rama anuloi takimet që kishte gjatë ditës në Shkodër dhe u nis urgjent drejt Tiranës pas masës së sigurisë nga GJKKO për kryetarin e bashkisë.

Lexo më shumë  Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV prin me 46.91%

Për të njëjtën çështje, që u arrestua kryebashkiaku është marrë masa e detyrim paraqitjeje edhe për 5 biznesmenë: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. 

Rruga Press

YouTube player