Të gjitha akuzat, sharjet, fyerjet/ Si u shpërfytyrua Rama në 48 orë
Arrestimi i papritur i Erion Veliajt e ka detyruar Edi Ramën të lëpijë të gjitha ato që ka përshtyrë në pesë vite. Ai, jo vetëm ka ndryshuar qasje ndaj SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, duke thënë se tani do i kthehet kritikës konstruktive, por është hedhur në një sulm të paparë ndaj tyre.
Që nga e marta në mëngjes, Edi Rama ka dalë për monolog live në Facebook dhe Instagram, ka folur në ceremoninë e ditlindjes së kryeqytetit, ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së për të mbajtur ligjëratë për këtë temë dhe ka lëshuar në mënyrë frentetike mesazhe në rrjetin “X”, të Elon Musk-ut.
Lapsi.al e ka qëmtuar fjalë për fjëlë, ndryshimin drastik të termave, rëndimin e frazologjisë dhe epitetet denigruese ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. Edi Rama ka përdorur ndaj tyre të njëjtën metodë të Berishës dhe PD-së, duke shkuar deri tel citimi i “qytetarit dixhital” për të njollosur prangosësit e Veliajt. Le ta shohim të ndarë sipas temave artilerinë e rëndë të përdorur nga kryeministri.
Për atë që ka ndodhur
Ai e ka përshkruar me tone apokaliptike atë që ka ndodhur: “Ajo që ka ndodhur dje ka kaluar çdo limit” duke e quajtur si një akt “jashtë shinave të Kushtetutës së Shqipërisë”, ku, sipas këndvështrimit të tij “janë shkelur standardet demokratike të vendit”.
Pra ndonëse burgosja e politikanëve apo të zgjedhurve pa përfunduar gjykimi për ta, nuk është një fenomen që po ndodh për herë të parë (por edhe me Berishën, Metën, Belerin, Kokën, Bllakon, Dakon etj), Rama e ka vërejtur këtë rast si skandal, i cili nuk ndodh në vendet perendimore, kur u bë fjalë për Veliajn. “Nuk është normale, nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim, nuk ka….” është rekur të argumentojë ai.
Për brendësinë e hetimit
Ndonëse që të martën paradite dosja e vendimit të gjykatës nuk kishte rrjedhur ende në publik, kryeministri i ka lejuar vetes të hyjë në brendësi të saj dhe ta komentojë atë. Duke thënë se : “PS nuk do të heshtë më përballë shkeljeve flagrante”, ai e ka quajtur atë “një roman 400 faqe ku nuk ka prova” ose si “një novelë me dhjetëra dhjetëra faqe anonime”.
Ai e ka etiketuar komunikatën e njoftimit të SPAK si një akt “absolutisht të qëllimshëm për të ekzaltuar masën që kërkon gjah dhe nga ana tjetër për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur që të diskutosh”.
Për rolin e Veliajt
Nga deviza e dikurshme se “PS-ja nuk do të bëhet streha për mbrojtjen e askujt” arrestimi i Lalit ka ndryshuar gjithçka. Për Ramën ndaj tij nuk ka prova dhe ai është i pastër. Duke parë faktet të cilat SPAK i kishte treguar faturë për faturë, se bashkëshortja e tij ka harxhuar në katër vite mbi 800 mijë, Rama e ka kuptuar se kjo është diskredituese. Ndaj ai është përpjekur të shfajësohet me një batutë. “kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu”, tha ai, duke mos u ngritur as në nivelin e Lalit i cili u mundua të justifikohej se këto plaçka ishin blerë për artistët e qëndrës Harabel.
Edhe për vilën e pushimeve që Veliaj kishte në dispozicion pranë Golemit, në të cilat ai qëndronte shpesh, sipas dokumentimit të faturave të paguara, egzaminimit të qelizave telefonike dhe punimeve të vertetuara për arredim, Rama mbështeti gënjeshtrën se ajo ishte shtëpia e vjehhërit. “Kur shkohet deri aty sa të kërkojnë llogari për vjehrrin e vdekur që është posedues i një shtëpie, që në kohën kur dhëndri nuk ka pasur pushtet është ‘mbresëlënëse”. Ai u shfajësua duke bërë të paditurin, se vjehërri kishte thjeshtë një apartament aty pranë dhe se për këtë vilë nuk kishte asnjë faturë për të cilën të vërtetonte pagesën. Pra thjeshtë: kur faktet s’na pëlqejnë iu shpallim luftë fakteve.
Për njollosjen e prokurorëve
Edi Rama iu rikthye një shprehjeje të vjetër, të përdorur kohë më parë, të cilën ai e kishte braktisur që pasi i skërmiti dhëmbët ish ambasadorja amerikane. Ai ka rifolur për “republikë prokurorësh”.
Madje, ai ka shkuar më tej, i ka krahasuar ata me ish sigurimin famëkeq të shtetit dhe me aparatin e dhunshëm të dikatarurës. Për ta përforcuar këtë ai ka sjellë edhe një shembull personal kur e kishin thirrur vetë në prokurori në kohë të Enverit. “Më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia përpara rënies së regjimit”. Pastaj ka shtuar: “diktaturë e republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën”.
Ai ka folur me përçmim për prokurorin e çështjes, Olsi Dado, duke theksuar se “nuk e njoh as për fytyrë”, i ka përmendur Altin Dumanit se më parë nuk arrinte të bënte detyrën se në periudhën e Berishës nuk qe në gjendje të hetonte 21 janarin, dhe në mënyrën më të ulët, gjë që se la bëtë kurë më parë, u ka përmendur SPAKistëve edhe rrogat, duke i quajtur njerëzit më të paguar të këtij shteti: “Ata paguhen sa askush në këtë republikë”. Sipas Ramës krimet e Dados dhe Dumanit janë se kanë “indimiduar dëshmitërët”, i kantë trembur atë ma burgosje dhe kanë shkelur të drejtat e tyre.
Në target u vu edhe gjyqtari që firmosi vendimin për arrestimin e Veliajt, Elton Bano. Kundër tij u lexua një letër nga qytetari dixhital që e përshkruante si opozitar, ish punonjës të Eduart Halimit. I etiketuar nga shefi i qeverisë si “kamikaz i PD-së”, “ekstremist i djathtë”, u aludua se u prit dita sa ti vinte radha një gjykatësi që është i prirur “të dënojë njerëzit tuaj”. Ai e shpuri gjithçka në grotesk kur përmedi se ka gjyqatrë specialë që thonë “do ti shkrijmë atë të PS-së”. /lapsi.al/
Rruga Press