“Të flasim si diplomatë dhe të veprojmë si patriotë”, Albin Kurti i drejtohet Edi Ramës: Duhet t’i forcojmë dy shtet tona
Fjala e Albin Kurtit gjatë takimit me Edi Ramën:
“I dashur Edi, ne shqiptarët jemi njerëz optimist edhe kur dita është me shi ne themi do të jetë me bereqet. Sot janë mbushur dy vite nga tërmeti që shkaktoi 51 viktima, familjarët kanë pikëllim ndjejmë që dhimbja e tyre është dhimbja jonë.
Kjo është mbledhja e parë e imja si kryeministër i Kosovës dhe sa herë që vij në Shqipëri kam një ndjesi të vecantë që nuk përshkruhet lehtë as shpjegohet kollaj. Ne jemi si një lis me dy degë, pra me pak vjlë “jemi një”. Ajo që ndjej në Kosovë e cila kaloi shekullin e fundit duke valuar flamurin kombëtar, ka një lloj ndydhje kuf flitet për SHqipërinë. Pra befas e gjithë shqoqëria në kosovë përjetoi nj zëvendësim për të cilin nuk u pyet që e bën më të dhimbshme dhe nuk e bën korrekte të diskutohet, nuk jemi të lumtur që jemi të lumtur një komb i ndarë është marrëzi, të thuash se do të jemi më të fortë që jemi dy shtete të ndara është e tepërt, por le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriot, mbledhja e dy qeverive tona është në horizontin e integrimeve drejt Bashkimit Europian.
Integrimi mes shteteve tona është e domosdoshme. Si patriot duhet ti forcojmë dy shtet tona duke i forcuar më shumë dhe qytetarët të jenë krenar. Ne kemi përgjegjësi lartësimin dhe mbrojtjen e njëri tjetrit kurdo dhe kudo. Duhet ta gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Çdo e mirë e një shteti duhet të përcillet nga dy vendet,m shtetasit të lëvizin lirshëm dhe tu zgjerohet biznesi”
Rruga Press