Lajme

Të dërguarit të Vuqiçit i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i është ndaluar hyrja në Kosovë, ka bërë të ditur të mërkurën zyra e tij përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, kjo është hera e gjashtë që i ndalohet hyrja në Kosovë, Petkovqit.

“Drejtori Petkoviq ka theksuar se vizita është paralajmëruar me kohë dhe sipas marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datën 15 dhjetor 2021”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Në njoftim thuhet se në agjendë, ai kishte vizitën në dy kisha dhe te një familje e kthyer serbe.

Rruga Press

Lexo më shumë  Jamie Shea: Nacionalizmi dhe propaganda në Serbi fshehin dështimet demokratike
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *