Bota

Të dënuarit për vrasje marrin peng dy gardianë, lirojnë njërin për 20 pica hallall, Policia negociata për t’i shpëtuar jetën tjetrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, ku dy roje burgu, u morën peng nën kërcënimin e një brisku nga dy të burgosur në Hällbyanstalten. Burime për mediat vendase bëjnë me dije se një nga gardianët është liruar, ndërsa “Task forca” e Policisë është futur në institucionin e vuajtjes së dënimit dhe është gati për të ndërhyrë. 

Gjithçka nisi mëngjesin e sotëm, ku të burgosurit: Muhamed Abdullai 24 vjeç dhe Isak Dewit, 30 vjeç, morën peng gardianët e tyre. Dy të dënuarit për vrasje pas disa orësh bisedime me Policinë, ranë dakord që të lironin një prej pengjeve me kusht që t’i sillnin piza dhe kebab. 

Lexo më shumë  “Erë tradhtie”, protestë në Sllovaki pas vizitës së kryeministrit Fico në Rusi

“Duam 20 pizza hallall dhe kebab. Por të sillen me helikopter, jo me makinë. Nëse na plotësoni kërkesën, ne do të lirojmë një prej tyre,“-thanë atë. Pasi morën ushqimin, përmbushën edhe pjesën e tyre të marrëveshjes.

Ndërkohë që tani, efektivët po punojnë për lirimin e gardianit tjetër. Paralelisht janë marrë masa për të bllokuar të gjithë rrugët e zonës, megjithëse ka shumë pak të ngjarë që të burgosit të mund të arratisen.  Hällby është një institucion me 98 vende dhe klasifikohet si ai me shkallën me të lartë të sigurisë në vend. 

Lexo më shumë  Anija ruse e mallrave nën sanksione, dhe e përdorur nga Rusia për tranportin e armëve nga Siria, Ursa Major mbytet në Mesdhe pas shpërthimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *