Sport

Të bindur se Real Madridi do të ofrojë mbi 200 milionë euro për Mbappe

160 milion euro, kjo ishte oferta e fundit që Florentino Perez i bëri PSG për të lenë të lirë Kylian Mbappe.

Kjo shumë ka befasuar opinionin sportiv pasi vjen në një periudhë krize të madhe ekonomike, por me sa duket nuk ka surprizuar drejtuesit e PSG, të cilët janë të bindur se Perez mund të ofrojë më shumë se kaq, për ketë arsye refuzuan ofertën e fundit.

Sipas L’Equipe, e cila i referohet burime brenda klubit francez, drejtuesit e PSG presin që Real Madrid të ofrojë më shumë se 200 milion euro, mund të thyejnë edhe rekordin e Neymar prej 220 milion vetëm për të pasur francezin në skuadër.

Nëse një ofertë e tillë vjen brenda kësaj dritareje merkatoje atëherë PSG do të lë të lirë Kylian Mbappe të transferohet në Madrid.

Pavarësisht shifrave që qarkullojnë në tavolinë, presidenti Al-Khelaifi dëshiron të mbajë në skuadër Mbappe, më saktë vijon të shpresojë që Mbappe mund të rinovojë, për të formuar në Paris një tredhëmbësh fantastik, Messi-Neymar-Mbappe, por as Khelaifi nuk mund të rrezikojë kaq shumë pasi bëhet fjalë për një shifër jashtëzakonisht të lartë, shumë që mund ta investojë për të afruar në skuadër një tjetër yll të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *