KryesoreLajme

Të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, kush janë 9 e arrestuarit e SPAK në Durrës (EMRAT)

SPAK ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion për shkeljen e barazisë në tendera, ku në pranga kanë rënë 4 persona.

Ndër të arrestuarit janë Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës akuzohen për shpërdorim detyre.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it

Gjithashtu në pranga janë vendosur, Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Të tjerë të arrestuar janë, Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *