Lajme

Tavolina e shqiptarëve për festa, rritet çmimi i bulmetit dhe mishit

Edhe këtë fundviti, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit me parë.

Ndërkohë që furnizmi për festat ka nisur, disa nga qytetarët shprehen se ka produkte që do t’i mungojnë tryezës së Vitit të Ri, si gjeli i detit, çmimi i të cilit këtë prag festash shitet mesatarisht 7 mijë lekë. Për pensionistët situata e çmimeve duket edhe më e papërballueshme.

Lexo më shumë  Rama i vë tjetër kufi SPAK-ut/ Policia nën tutelën e njeriut të Belinda Ballukut

Për këtë arsye, tregtarët shprehen se shikojnë një rënie të konsumit. Rritja është më e dukshme për produktet si mishi dhe bulmeti. Ndërsa çmimet e fruta-perimeve, me përjashtim të frutave të thata, mbeten të pandryshuara.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e çmimeve do të vazhdojë të ndihet edhe përgjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Për presidentin do ta ftoj në takim opozitën, është mirë në sallë të jenë 84-86 deputetë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *