Uncategorized

Tarifat shkaktojnë revoltë mes republikanëve, 13 ligjvënës pritet t’i japin “lamtumirën” Trumpit

Të paktën 13 ligjvënës të Partisë Republikane në Dhomën e Ulët të Kongresit të SHBA-së janë të gatshëm të votojnë për një ligj që do të kufizonte ndjeshëm fuqinë e presidentit amerikan për sa i përket vendosjes së tarifave.

Edhe pse presidenti Donald Trump ka kërcënuar publikisht se do të bllokojë kundërshtarët nga radhët e republikanëve që i dalin kundër politikës së tij, ndikimi i keq i tarifave në tregjet financiare ka bërë që të paktën 13 anëtarë të partisë së tij të shqyrtojnë një “revoltë”, duke votuar kundër dëshirave të tij.

Këta ligjvënës udhëhiqen nga Don Bacon, përfaqësues nga shteti federal Nebraska, i cili ka propozuar zyrtarisht një ligj që do ta detyronte presidentin që brenda 60 ditëve nga vendosja e tarifave të paraqesë një shpjegim në Kongres për arsyet e këtij vendimi.

Don Bacon

Atij i janë bashkuar publikisht edhe ligjvënësit Jeff Hurd dhe Dan Newhouse, ndërsa ai ka deklaruar se, përveç kësaj tresheje, edhe dhjetë kolegë të tjerë republikanë planifikojnë të votojnë për këtë projektligj.

Meqë Partia Demokratike ka shprehur qartë kundërshtimin ndaj vendosjes së tarifave, pritet që edhe ligjvënësit e saj të votojnë për këtë propozim, gjë që do të mjaftonte për të siguruar shumicën në Dhomën e Ulët të Kongresit.

Një projektligj identik është paraqitur edhe në Senat, dhoma e sipërme e Kongresit, nga senatorët, Chuck Grassley (Partia Republikane) dhe Maria Cantwell (Partia Demokratike).

Axios shkruan se të paktën gjashtë senatorë republikanë kanë shprehur gatishmërinë për ta mbështetur këtë ligj.

Nga ana tjetër, Trumpi ka paralajmëruar se do ta ndalojë çdo ligj të tillë duke përdorur të drejtën e tij për veto. Në një rast të tillë, të dy dhomat e Kongresit duhet ta miratojnë ligjin me një shumicë prej dy të tretash për të anashkaluar veton e presidentit.

YouTube player
sqhrenfrdeit