Bota

‘Target’ i ushtrisë! Zelensky: Rusia më ka mua objektivin nr.1, familja është numri 2

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi se do të qëndronte në Kiev edhe pse ushtriua ruse ka marrë urdhër për eleminimin e tij dhe të familjes së tij. Në një dalje për mediat mëngjesin e sotëm, ai tha se Rusia ka vendosur si objektiv atë dhe familjen e tij si dhe shkatërrimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

“(Armiku) më ka shënuar si objektivin numër një. Familja ime është objektivi numër dy. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Do të qëndroj në kryeqytet. Edhe familja ime është në Ukrainë”.-tha presidenti.

I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për sigurinë e Zelenskit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha CBS: “Me sa kam njohuri, Presidenti Zelensky mbetet në Ukrainë në postin e tij dhe natyrisht ne jemi të shqetësuar për sigurinë e të gjithë miqve tanë. në Ukrainë – zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Deklarata e Trumpit për Iranin - Bien çmimet e naftës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *