Targat më të shtrenjta në botë, Lamborghini Aventador SVJ Roadster “defilon” nëpër Monako – targat kushtojnë 10 milionë euro
Lamborghini Aventador SVJ Roadster është një nga veturat më të mira sportive, por edhe me çmim prej rreth 390.000 euro – dhe zor se mund të krahasohet me shumën që është ndarë për targat e tij.
Në fakt, pronari i saj në një ankand për to kishte paguar hiq më pak se 10 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Sigurisht se bëhet fjalë për targat më të shtrenjta në botë që vijnë nga Katari, dhe në të cilat gjendet numri treshifror – 123.
E me këto targa vetura italiane është filmuar në Monako, ku vazhdimisht “defilojnë” veturat me të shtrenjta në botë.
Ndryshe, kujtojmë që Aventador SVJ Roadster përdor motorin 6.5 litra V12 që prodhon 770 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.9 sekonda – e shpejtësia maksimale e tij është 350 km/h. /Telegrafi/
Rruga Press