Lajme

Taravari: Kemi zëvendësim për Kastriot Rexhepin, kjo Qeveri do të bie!

Shkup, 11 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka folur për iniciatvën për rrëzimin e Qeverisë së RMV-së.

Ai tha se kanë zëvendësim për deputetin Kastriot Rexhepi, i cili në moment të fundit ndryshoi qëndrim dhe nuk do ta mbështesë rrëzimi e Qeverisë. Taravari tha se deri në ora 07:30 çdo gjë ka qenë në rregull, ndërsa shtoi se “këto janë metodat komuniste të pushteti”.

Lexo më shumë  SHBA sanksionon industrinë serbe të naftës

“Me siguri ka presione, kemi biseduar në ora 07:30 me deputetin dhe çdo gjë ka qenë në rregull. Mendoj se kemi zëvendësim dhe do të ketë zgjidhje për këtë punë.”

“Nuk mund të tregoj emrat e deputetëve, pasi e dini mbrëmë ka pasur presione të hatashme. Por nuk ka ku shkon, kjo qeveri do të bie”, tha Taravari.

Lexo më shumë  Qeveria do ta mbështesë familjen e Enver Hadrit me 100 mijë euro në rastin e rigjykimit në Bruksel për vrasjen e tij

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *