Bota

Tani Korea e Veriut kërcënon me armë bërthamore

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar se Veriu mund të përdorë armët e tij bërthamore nëse kërcënohet, raportoi të shtunën AP.

Kimi shprehu me vendosmëri “vullnetin” që të vijojë të zhvillojë ushtrinë e tij të armatosur me armë bërthamore në mënyrë që ajo të mund të “pengojë në mënyrë parandaluese dhe tërësisht të gjitha përpjekjet e rrezikshme dhe lëvizjet kërcënuese, duke përfshirë kërcënimet bërthamore gjithnjë në rritje nga forcat armiqësore, nëse është e nevojshme”, raportoi të shtunën Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

KCNA tha se Kimi i thirri zyrtarët e tij ushtarakë për të lavdëruar punën e tyre gjatë paradës të së hënës, ku Korea e Veriut shfaqi armët më të mëdha në arsenalin e saj bërthamor, duke përfshirë raketat balistike ndërkontinentale që potencialisht mund të arrijnë edhe në SHBA.

Duke folur para mijëra trupave dhe qytetarëve, Kimi u zotua të zhvillojë forcat e tij bërthamore në “shpejtësinë më të madhe të mundshme” dhe kërcënoi se do t’i përdorë ato nëse provokohet.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *