Bota

Talibanët ndalojnë gratë të shfaqen në seriale televizive

Gratë janë ndaluar të shfaqen në seriale televizive në Afganistan, sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria talibane.

Gazetaret dhe prezantueset femra janë urdhëruar gjithashtu të mbajnë shami në ekran, megjithëse udhëzimet nuk thonë se çfarë lloj mbulimi (shamie) duhet përdorur.

Gazetarët thonë se disa nga rregullat janë të paqarta dhe  se lënë hapësirë, për ti keqinterpretuar, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

Talibanët morën pushtetin në Afganistan në mes të gushtit të këtij viti dhe shumë kanë frikë se talibanët  po vendosin gradualisht kufizime të ashpra.

Grupi militant islamik, i cili mori kontrollin pas largimit të forcave të SHBA-së dhe aleatëve saj, thuajse menjëherë udhëzoi vajzat dhe gratë e reja që të qëndronin në shtëpi, larg nga shkolla.

Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në vitet 1990, grave u ndalohej arsimimi dhe vendi i punës.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *