“Takohem vetëm me njerëz të ndershëm”, Erdogan mbyll derën e dialogut me Greqinë: Për mua nuk ka më Mitsotakis
Dialogu mes Turqisë dhe Greqisë duket së është larg, kjo pas takimit të djeshëm mes ministrit grek të Mbrojtjes dhe atij të Turqisë.
Hendeku midis palëve është thelluar, pasi retorika e javëve të fundit nga Ankaraja ka qënë tejet e rëndë, e së fundi Erdogan ka bërë një deklaratë duke lënë të kuptohet që komunikimi mes tyre nuk do të jetë i qetë.
“Kemi përfunduar takimet e bashkëpunimit strategjik me Greqinë. Nuk do të ketë takim këtë vit dhe nuk mund të jem më i qartë. Greqia do të duhet të kujdeset për veten tani e tutje. Unë shpreha reagimet e mia për procesin që po ndiqet dhe thashë se nuk do të takohem më me ta nëse nuk kam përballë një politikan të ndershëm. Ne kemi përfunduar takimet tona me Greqinë”, ka deklaruar Erdogan.
Ai është shprehur se për të nuk ekziston asnjë njeri me emrin Mitsotakis dhe se Turqia është e mjaftueshme vetëm.
“Për mua nuk ka më njeri që quhet Mitsotakis. Do ta mbajmë fjalën dhe do të takohemi vetëm me politikanë të ndershëm. Ne jemi të vetë-mjaftueshëm. Është një njeri që thotë në SHBA: ‘Mos i jepni F-16 Turqisë’. Jemi përballë Greqisë! Shtetet e Bashkuara ndoshta nuk do të veprojnë në përputhje me fjalën e Greqisë”, përfundoi presidenti turk.
Rruga Press