Lajme

Takimi me kongresistin Jones, Kurti përsërit kërkesën që “Bondsteel” të jetë bazë e përhershme ushtarake e SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Washington, D.C. është pritur në takim nga kongresisti Mondaire Jones, një ndër zërat prijës të Kongresit në përkrahje të ndryshime progresive.

Sipas komunikatës, kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin Jones për përpjekjet dhe angazhimin për të tërhequr investime, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara në Kosovë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

U diskutua për sigurinë në kontinentin e Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kurti vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe theksoi nevojën për demilitarizimin e brezit tokësor disakilometërsh rreth kufirit të Kosovës, ku Serbia ka vendosur gjithsej 48 baza operuese ofensive (28 baza ushtarake dhe 20 sosh të  xhandarmërisë).

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Ai përsëriti kërkesën që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *