KryesoreLajme

Takimi i Kurtit me Sullivan, reagon Hovenier: Zhgënjyese raportimet e pasakta me vendndodhjen e takimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është deklaruar sot rreth raportimeve se kryeministri  Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA nuk ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, por jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe në korridore.

Ambasadori amerikan në një postim në Twitter është shprehur i zhgënjyer me raportimet e pasakta në lidhje me vendndodhjen e takimit Kurti-Sullivan.

Se takimet e nivelit të lartë ishin mbajtur edhe në të kaluarën, përmend takimin Thaçi-Biden në vitin 2010.

Ai shkruan se takimet e nivelit të lartë dhe ato komplekse mbahen rregullisht në Zyrën ku Sullivan takoi Kurtin.

Lexo më shumë  Konjufca pret ambasadoren holandeze: Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me Holandën

“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Ndërtesa e Zyrës Ekzekutive Eisenhower është pjesë e Shtëpisë së Bardhë dhe takimet komplekse dhe të nivelit të lartë, duke përfshirë Presidentin, Zëvendës Presidentin dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare mbahen rregullisht atje.

Një shembull, në vitin 2010, unë isha i pranishëm në një takim mes zëvendës presidentit të atëhershëm Biden dhe kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi në ndërtesën e Zyrës Ekzekutive  Eisenhower”, shkruan ambasadori.

Lexo më shumë  Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025, rritje prej 30%

Ndryshe, Kurti ishte në një vizitë disa ditore në SHBA, ku ka takuar senatorë, kongresmen dhe përfaqësues të bizneseve.

Kryeministri ka thënë se qëllimi i vizitës në SHBA ishte siguria në rajon dhe investimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *