KryesoreLajme

Takimi i ish-komandantit të KFOR-it me gjeneralin rus shkakton zemërim te aleatët e NATO-s

Duke thyer protokollin diplomatik jozyrtar të NATO-s, shefi i lartë i ushtrisë hungareze, i cili para dy vjetësh mbante postin e komandantit të KFOR-it, është përfshirë në një bisedë me atasheun ushtarak të Rusisë në një ngjarje diplomatike kineze. Derisa Bratislava, Praga dhe Varshava kanë dëbuar të gjitha atashetë ushtarakë të lidhur me Forcat e Armatosura të Federatës Ruse (GRU) për spiunazh, Budapesti vazhdon t’i presë ata. Numri i diplomatëve rusë në Hungari është pothuajse i barabartë me totalin në vendet e tjera të Vishegradit së bashku.

Në mbrëmjen e 26 shtatorit 2024, në Sallën e Koncerteve Vígadó në qytetin hungarez Pest, gjenerallejtënant Ferenc Kajári, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm hungarez, ka pritur në takim me kolonelin Oleg Smirnov, ushtarak dhe atasheu i Federatës Ruse, gjatë një pritjeje të organizuar nga Republika Popullore e Kinës. 

Dy vjet më parë, gjeneral Kajári, ishte Komandant i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke udhëhequr operacionin që synon konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Qindra të ftuar, duke përfshirë zyrtarë të shumtë të qeverisë hungareze, biznesmenë dhe diplomatë të huaj, u mblodhën për të festuar 75 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe fillimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Hungarisë.

Lexo më shumë  Shqipëria me normat më të ulta të ferilitetit

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2022, përfaqësuesit e ushtrisë ruse janë konsideruar si të papranueshëm brenda Aleancës Perëndimore dhe kontaktet protokollare dhe diplomatike me ta pothuajse kanë pushuar.

“Kjo shkaktoi zemërim te aleatët e NATO-s, pasi një komunikim i tillë konsiderohet sjellje e papranueshme në vendet e tyre,” tha një burim i njohur me çështjen, raportoi “VSquare”. “Kur ia përshkruanim skenën një zyrtari që punonte në selinë e NATO-s në Bruksel, ai u përgjigj: ‘Na duket e çuditshme dhe e padëshirueshme një sjellje e tillë. Plus, me atasheun ushtarak rus të të gjithë njerëzve? Ai person është 100 për qind GRU!’ Zyrtari i NATO-s po i referohej faktit se atashetë ushtarakë rusë, si rregull, kanë punuar gjithashtu për GRU-në, shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse, që nga koha sovjetike”, ka shtuar ky burim. 

Pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, aleatët e BE-së dhe NATO-s dëbuan qindra diplomatë rusë për spiunazh dhe atashetë ushtarakë rusë të lidhur me GRU-në dhe zëvendësit e tyre ishin ndër të parët që u bënë persona non grata.

Lexo më shumë  Gërvalla dhe shefi i i zyrës së BE-së në Kosovë flasin për anëtarësimin në BE

Kur është kontrolluar lista e diplomatëve të akredituar në vendet e Vishegradit, është bërë e ditur se Hungaria është i vetmi vend në rajon që ende pret një atashe ushtarak rus. Numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë në Hungari (45 në Budapest, Szeged dhe Debrecen) është po aq i lartë sa ata në Republikën Çeke (12), Poloni (12 në Varshavë dhe 11 në qytete të tjera) dhe Sllovaki (14) së bashku.

Megjithatë, rreziku real i paraqitur nga oficerët e GRU-së që veprojnë lirshëm nga Hungaria qëndron në vendet e tjera të rajonit. 

Vitin e kaluar, VSquare, së bashku me Qendrën Investigative të Ján Kuciak, zbuluan aktivitetet e Anton Goriev, një oficer i GRU-së që vepronte nën mbulimin diplomatik në Hungari, ku ai depërtoi në grupe të ekstremit të majtë dhe të djathtë. 

Qeveria e Orbanit nuk e dëboi agjentin e GRU-së. Ai përfundoi postin e tij në Budapest dhe shkoi në Bratislavë, ku qeveria sllovake e dëboi atë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player