Takimi i Brukselit/Kurti: Propozova marrëveshje të paqes, por u refuzua pa u lexuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se në takimin e sotëm në Bruksel ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por që ajo është refuzuar ende pa u lexuar.
Kurti tha se marrëveshja, që ai tha se ishte deklaratë e paqes, ishte e përgatitur nga ai dhe e balancuar.
“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.
Ky ishte takimi i dytë Kurti – Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel.