Takim urgjent për Ukrainën! Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), do të zhvilloi sot një takim urgjent për të diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Ukrainë.
Sipas REL, pas rritjes së bombardimeve në zonat e civilëve në Ukrainë, shtetet si Shtetet e Bashkuara,Britania, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria kanë bërë thirrje për një takim. Sipas OKB-së, mbi 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina prej shpërthimit të luftës më 24 shkurt.
Sot ne orët e para të mëngjesit është vrarë një person dhe tre janë plagosur, pasi mbetjet e një rakete të rrëzuar kanë rënë në një ndërtesë banimi në Kiev, ka thënë Shërbimi për Emergjenca në Ukrainë. Njerëzit janë evakuuar, dhe operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar për të gjetur ata që kanë mbetur nën rrënoja.
Rruga Press