Tajvani paralajmëron Kinën kundër “aventurizmit ushtarak”: Po kaloni vijën e kuqe!
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen gjatë mesazhit për Vitin e Ri i ka dërguar një mesazh Kinës: konflikti ushtarak nuk është përgjigja, por Pekini u përgjigj ashpër duke thënë se nëse Tajvani kalon vijat e kuqe, kjo do të çonte “në një katastrofë të madhe”.
Kina pretendon se e qeverisë Tajvanin në mënyrë demokratike dhe e konsideron pjesë të territorit të saj. Në dy vjetët e fundit, Pekini ka arritur presionin ushtarak dhe diplomatik me qëllim që të shtypë pretendimet e Tajvanit për pavarësi.
“Ne duhet t’ua rikujtojmë autoriteteve në Pekin që të mos e vlerësojnë gabim situatën dhe të ndalojnë zgjerimin e brendshëm të ‘aventurizmit ushtarak’”, tha Tsai gjatë fjalimit të saj për ndërrimin e viteve.
Tajvani thotë se është shtet i pavarur dhe vazhdimisht përsërit qëndrimin se do të mbrojë lirinë dhe demokracinë. Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti kinez, Xi Jingping u zotua se do të përfundojë bashkimin e “atdheut” dhe tha se ky qëllim është aspiratë e popullit në dy anët e Ngushticës së Tajvanit.
Pas fjalimit të presidentes së Tajvanit, zëdhënësi i Zyrës për Çështje të Tajvanit në Pekin, Zhu Fenglian tha se “ne jemi të gatshëm për ribashkimin paqësor”.
“Por, nëse forcat separatiste për ‘pavarësi të Tajvanit’ vazhdojnë të provokojnë apo të kalojnë ndonjë vijë të kuqe, ne do të ndërmarrim masa”, tha Zhu. Ai tha se ndjekja e rrugës së pavarësisë jo vetëm që do ta fuste Tajvanin në një “hendek të thellë”, por do të ishte një “katastrofë e madhe”.
Në muajt e fundit, Pekini ka kryer misione të vazhdueshme ajrore mbi Ngushticën e Tajvanit.
Tajvani ka thënë se nuk do të dorëzohet para kërcënimeve. “Ushtria definitivisht nuk është opsion për të zgjidhur mospajtimet. Konfliktet ushtarake do të kishin ndikim në stabilitetin ekonomik”, tha Tsai.
Për të shtensionuar situatën në rajon, si Tajpai ashtu edhe Pekini “duhet të punojnë fortë për të mirën e qytetarëve” dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët paqësore, shtoi presidentja e Tajvanit.
Rruga Press