Tajvani angazhon bombarduesit pas kërcënimeve kineze
Tajvani ka angazhuar bombarduesit F-15V, që përbëjnë versionin më të avancuar të aeroplanëve luftarakë, në bazën ajrore në Qiai, derisa ishulli po mundohet të shtojë kapacitetet ushtarake kundrejt kërcënimit kinez në ngritje.
Bëhet e ditur se aeroplanët do të rimodelohen deri në fund të vitit 20203 pasi ka edhe aeroplanë të viteve nëntëdhjetë në të cilët duhet të ndërhyhet.
Taipei ka bërë të ditur se projekti për avancimin e kapaciteteve ushtarake është pjesë e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po i qëndrojnë në krah Tajvanit në tensionet e ishullit të vetëqeverisur kundrejt Kinës, që pretendon se Tajvani është pjesë e shtetit të Kinës.
Rruga Press