Lajme

Tahiri vendoset në një dhomë observimi te “313-a” /Ja arsyeja

Prej mbrëmjes së djeshme Saimir Tahiri është dërguar në ambientet e burgut 313 ku pritet të vuajë dënimin me 3.4 vite burg dhënë dje nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Raportohet se ish ministri i Brendshëm ka qëndruar në një ambient observimi, të veçuar për shkak se do të bëhen disa verifikime.

Lexo më shumë  273 banesa të dëmtuara nga përmbytjet në Durrës! Qindra familje të prekura

Fillimisht autorietet e burgut do të kryejnë verifikime nëse në qelitë e këtij burgu ka persona të cilët janë arrestuar në kohën kur Tahiri mbante postin e ministrit të Brendshëm  me qëllim që të shmanget një konflikt i mundshëm gjatë kohës që do të vuajë dënimin.

Nuk përjashtohet mundësia që Tahiri të transferohet në një tjetër burg.

Rruga Press

Lexo më shumë  ​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale
YouTube player