KryesoreLajme

Tabaku: Qeveria fabrikon shifra, ndërsa Eurostat tregon realitetin e 55% e qyetarëve në Shqipëri që nuk mbyllin dot muajin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë për gjendjen ekonomike të vendit, duke theksuar se propaganda zyrtare është në kontrast të plotë me realitetin e përditshëm të qytetarëve shqiptarë.

“Qeveria që gjithë ditën fabrikon shifra e merret me propagandë, sot ankohet pse i referohemi shifrave të Eurostatit,” u shpreh Tabaku, duke nënvizuar se raporti i Eurostatit është një fakt i qartë që ngre një shqetësim real për jetesën e shqiptarëve.

Sipas saj, të dhënat tregojnë se 55% e shqiptarëve nuk e mbyllin dot muajin, ndërsa ekonomia familjare është e goditur nga disa faktorë: të ardhurat në rënie, taksat e rritura dhe rritja e çmimeve të produkteve bazë.

“Sot, 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqim,” theksoi ajo.

Lexo më shumë  Kamberi: Miratimi i rezolutës nga Komiteti i ShBA-së, hap i rëndësishëm për shqiptarët në Luginë

Deputetja e opozitës shtoi se rënia e remitancave për shkak të zhvlerësimit të euros me rreth 30% dhe inflacioni i lartë në ushqime, që po ashtu ka arritur 30%, kanë përkeqësuar ndjeshëm mirëqenien e qytetarëve.

“Është fakt: shqiptarët sot janë më të varfër. Shqipëria sot është më e varfër, sepse është e vjedhur,” deklaroi Tabaku, duke akuzuar qeverinë se ka humbur lidhjen me realitetin dhe po jeton në botën e propagandës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shifrat alarmante/ 18 biznese 'mbyllin qepenat' gjatë vitit 2025 në Shkodër. Mungesë e politikave mbështetëse
YouTube player