Lajme

Tabaku: Euron po e zhvlerëson blerja e votës dhe paraja e pistë që kontribuon sot në fushatë dhe beton

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me rënien e euros në kursin e këmbimit valutor që ditët e fundit ka arritur rekorde të reja.

Tabaku deklaron se kjo nuk ndodh se ekonomia jonë po shkëlqen, as se remitancat po zhvlerësojnë euron; përkundrazi situata është gri dhe parashikohet edhe më gri.

Sipas saj, rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Postimi i plotë:

Sa herë në Shqipëri ka zgjedhje po aq herë arrihen rekordet negative të rënies së euros.

Pse bie euro dhe vlerësohet leku? Kjo nuk ndodh se ekonomia jonë po shkëlqen, as se remitancat po zhvlerësojnë euron; përkundrazi situata është gri dhe parashikohet edhe më gri!

Nuk është e vlerësuar monedha jonë sepse kemi një ekonomi më të fortë! As se po na mbysin turistët e huaj që janë derdhur në Shqipëri për të shpenzuar miliona!

Rekordi i zhvlerësimit të euros është si pasojë e pazarit politik me blerje votash dhe paranë e pistë që kontribuon sot sa tek betoni por më shumë tek fushata!

Mos u gënjeni nga slogani pemëve që në fakt mbulon të vërtetën e parave të pista që po i hapin gropën ekonomisë sonë!

Mos i përbuzni shqiptarët me gënjeshtra kur të gjithë e dinë të vërtetën që jehon nga betoni në zemër të Shqipërisë dhe shpërndahet në çdo skaj; pastrimi i parave dhe një qeveri në shërbim të këtij pastrimi!

Rruga Press

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *