Szunyog, vëzhgon qendrat e votimit në Prishtinë
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vëzhguar procesin e votimit në shkollën “Ismail Qemali” në Breg të Diellit, Prishtinë.
Pasi që vëzhgoi situatën brenda sallave të votimit, duke ndjekur procesin e votimit, Syunzog në konferencë për media e përgëzoi nivelin e profesionalizmit të mbarëvajtjes së procesit.
“Dua të nënvizoj se kjo ditë është shumë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë në këto zgjedhje. Kjo është dita kur qytetarët mund ta shprehin opinionin e tyre dhe në mënyrë aktive të kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës”, thotë ai.
Szunyog tha që po vëzhgojnë me vëmendje procesin zgjedhor, do vëzgojnë edhe numërimin e votave e nëse është nevoja edhe raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave.
“Me këtë e demonstrojmë interesin dhe investimin e Bashkimit Evropian në Kosovë”, shprehet ai.
Pas kësaj, Shefi i BE-së do të vëzhgojë procesin zgjedhor edhe në vendvotime tjera.
Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.
Këto janë zgjedhjet e shtata për kuvendet komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave.
Rruga Press