Lajme

Komunitetit rom në Dimal, as ndihmë ekonomike, as infrastrukturë: Skamja po i lë dhe fëmijët pa arsim

Dhjetëra familje të komunitetit rom në bashkinë Dimal janë braktisur nga shteti. Fëmijë, gra, burra e të moshuar, jetojnë në mjerim, pa mbështetje ekonomike dhe jashtë çdo kushti higjieno sanitar.

Bashkëjetesa me baltën në dimër e pluhurin në verë, apo ndotjen e vazhdueshme për shkak të mungesës së pastrimit të mbetjeve, duke u bërë burim infeksioni, shoqëron çdo ditë të jetës dhjetëra familje të komunitetit rom në bashkinë Dimal.

Lexo më shumë  Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Fize Selimi dhe Hyrije Shima, janë dy banore të tjera të lagjes “Pashalli” në bashkinë e Dimalit. Atao shprehen se veç mungesës së investimeve, shteti i ka braktisur edhe në aspekte të tjera sociale, si punësimi apo mbështetja ekonomike.

Gjena Kazanxhiu është nënë e tre fëmijëve, e cila tregon se të vetmet të ardhura i siguron duke mbledhur skrap, ndërsa dyert e shtetit i janë mbyllur.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Në lidhje me shqetësimin e ngritur në media nga ky komunitet për gjendjen e tyre mjerane dhe kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë, bashkia nuk pranoi të japë asnjë deklarim publik. Ndërsa jashtë kamerave, zyrtarë të bashkisë e justifikojnë situatën me mungesën e fondeve./Syri tv/

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *