Lajme

Syla: Rusia dhe Kina shkaktare të krizës energjetike në botë

Partneri menaxhues i kompanisë Elen, Lulzim Syla gjatë intervistës në “Përballje”  në Telegrafi.com ka thënë se Rusia dhe Kina janë shkaktaret kryesore të krizës energjetike në botë.

Sipas Sylës, kjo është e qëllimshme, ku është shkëputur zinxhiri i furnizimit në nivel botëror.

“Pandemia COVID-19 ka shkaktuar kriza të gjithanshme, njëra prej këtyre është edhe energjetika. Kriza e energjisë është shkaktuar nga këputja e zinxhirit të furnizimit në nivel botëror. Si shkaktar kryesor është Kina, si një prej vendeve më të mëdha të pjesëmarrjes së Produktit të Brendshëm Bruto, përkatësisht prodhimit e cila Evropa është varur nga këto produkte. Si pasojë e kësaj kjo vjen edhe nga Rusia, e cila e destabilizon tregun gjatë këtij viti, përmes ndërprerjes së kapaciteteve të gazit. Kjo është e qëllimshme”, tha Syla.

Ai duke folur për gjendjen aktuale në Kosovë, është shprehur se vendi ynë është e varur nga importi i energjisë elektrike, duke shtuar se institucionet duhet të gjejnë mundësi të reja për furnizim.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Sa i përket efektit të ndjeshmërisë së rritjes së çmimit në tregun botëror, te ne për fat na ka prekur vetëm një komponentë, që duket importi i energjisë elektrike. Ne si Kosovë përmes importit të energjisë jemi afektuar drejtpërdrejt, qoftë konsumatori i fundit, amvisëritë dhe qoftë bizneset, me rritjen e çmimit të energjisë që mund të ndodh në periudhën e afërt, shkaku që deri më tani KEDS dhe institucionet tjera kanë pasur një pajtueshmëri të brendshme që mos të ketë rritje të menjëhershme të çmimit të energjisë”, është shprehur ai.

Syla ka treguar se, çmimi i importit të energjisë elektrike për një MegaWatt ka arritur deri në 300 euro.

“Çmimi i importit të energjisë ka arritur deri 250 euro, deri në 300 euro për MegaWatt në këtë kohë, që është pesëfishë më shumë krahasuar me vitin paraprak. Në rastin e Kosovës, KEDS-i e ka një kontratë monopolistike të shpërndarjes së energjisë në treg. Kjo ka nevojë të rishqyrtohen nga institucionet e vendit me qëllim të diversifikimit të furnizimit me energji elektrike. Ky veprim duhet të reflektoj në çmime”, ka treguar Syla.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Në fund, ai ka theksuar se mbi bazën e kapaciteteve ekzistuese, Kosova duhet të fokusohet në pjesën e efeciencës së energjisë dhe investimet në rrjetin e shpërndarjes.

“Kosova ka mundësi të shfrytëzimit të alternativave me energji elektrike. Nëse flasim mbi bazën e kapaciteteve ekzistuese, në afat të shkurtër për zgjidhjen e problemit të pjesshëm duhet të fokusohet në pjesën e efeciencës së energjisë dhe investimet në rrjetin e shpërndarjes. Për shkak se humbjet e fundit kanë qenë në 25.89 për qind”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *