Lajme

Sveçla viziton Akademinë Policore të Kroacisë, i falënderon për bashkëpunim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci. Në Zagrep ai është pritur me nderime në Akademinë Policore të Kroacisë nga kreu i akademisë Josip Ćelić. Gjatë këtij takimi, Sveçla u njoftua nga delegacioni pritës për historikun dhe programet e akademisë si shtylla kryesore e përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të Policisë.

Eprorët e të gjithë sektorëve të akademisë njoftuan ministrin Sveçla për shërbimet, kapacitetet, organizimin dhe programet që zhvillojnë ata e po ashtu edhe për angazhimet që kanë në nivel ndërkombëtar, njofton MPB.

Lexo më shumë  Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë, mungojnë të dhënat dhe projeksionet

Ministri Sveçla njoftoi nikoqirët për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për angazhimet e institucioneve kosovare për sigurinë shtetërore dhe sundimin e rendit dhe ligjit.

Me këtë rast, ministri Sveçla shprehu mirënjohjen e tij për Akademinë e Policisë së Kroacisë për mbështetjen, bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me Akademinë tonë policore dhe Policinë e Kosovës.

Në shenjë mirënjohje për vizitën, pas takimit të frytshëm të dy delegacioneve, pjesëtarët e akademisë demonstruan para ministrit Sveçla disa nga shkathtësitë e tyre të fituara në atë akademi si dhe prezantuan disa nga kapacitetet e Policisë kroate që shërbejnë për parandalimin dhe luftimin e krimeve të ndryshme.Pas këtyre aktiviteteve, ministri Sveçla bashkë me ekipin pritës të akademisë vizituan edhe “Muzeun e Policisë” ku u njoftuan me historikun e krijimit dhe zhvillimit të Policisë kroate.

Lexo më shumë  Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT 

Rruga Press

YouTube player