Lajme

Sveçla: Vendimi për targa të përkohshme është legjitim, gjendja është e qetë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës është legjitim.

Sveçla ka thënë se situata është e qetë dhe në gjuhën serbe me pakë fjalë i është drejtuar qytetarëve serbë që të mos bllokojnë rrugët.

“MPB-ja me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligim targa të përkohshme për gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Nga data 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes me targa të përkohshme në gjitha pikat kufitare, qytetarët mund të pajisen edhe në gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Gjendja e sigurisë është e qetë. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme operative e logjistike për të mos penguar lëvizjen e njerëzve e mallrave. Vendimi është legjitim për faktin se përkundër që Kosova ka liruar qytetarët nga Serbia që të lëvizin lirshëm në Kosovë me automjete të tyre, Serbia detyron qytetarët e Kosovës të vendosin targa të përkohshme për të hyrë në Serbi”, tha Sveçla në konferencë për media. “Njësoj sikurse sot, edhe nesër, serbët kanë të drejtën e lëvizjes dhe janë të mbrojtur me Kushtetutën e ligjet e Kosovës. Ftoj serbët që të mos bllokojnë rrugët. Të angazhohemi së bashku për të mirën e të gjithëve”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *