KryesoreLajme

Sveçla: Vazhdojmë pa asnjë kompromis goditjen ndaj kriminaliteteve

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan sot është realizuar një operacion policor nga i cili është identifikuar një punëtori në të cilën janë modifikuar armë të llojeve të ndryshme.

Tutje ai ka njoftuar se në po atë lokacion dhe në të tjerë janë gjetur armë të llojeve të ndryshme, municion dhe armë në proces të modifikimit.

Lexo më shumë  Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë

Sveçla në një postim në Facebook ka shkruar se“Vazhdojmë pa asnjë kompromis goditjen ndaj kriminaliteteve që cënojnë sigurinë qytetarëve tanë dhe Republikës sonë.

 “Kjo veprimtari dhe çdo tjetër do të luftohen deri në fund, e veçanërisht kur të njëjtat zhvillohen për të penguar e ndaluar punën e zyrtarëve tanë që garantojnë sundim të rendit e ligjit dhe siguri për vendin tonë.  Ndaj të arrestuarve që kanë zhvilluar këtë veprimtari pres dënim meritor e pa dilemë, që të fuqizojë përpjekjet tona për një Republikë të sigurt”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  BIRN: Numri i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player