KryesoreLajme

Sveçla: Ura do të hapet, kur do të hapet është çështje vlerësimit të ekspertëve

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se ura mbi lumin Ibër do të hapet. 

Gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë të Veriut, Sveçla ka thënë se kur do të hapet ura është çështje e vlerësimit të ekspertëve. 

“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye të mos hapet, se kur do të hapet kjo është çështje që vlerësohet nga ekspertët”, ka thënë ai në një përgjigje të shkurtër, kur nga gazetarët është pyetur nëse kanë shkuar për ta inspektuar stabilitetin e urës. 

Lexo më shumë  BIRN: ‘Si në burg’, punëtorët afrikanë përballen me privim lirie dhe shfrytëzim në Shqipëri

Ai ka folur edhe për aksionin e policisë për mbylljen e zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë duke thënë se ato kanë vepruar pa licencë. 

Ura është e mbyllur për qarkullim me vetura që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Më 2011 ishte barrikaduar prej serbëve lokalë, por pengesat u larguan dhe ajo u hap për qarkullim të këmbësorëve më 2016, pas negociatave të gjata në Bruksel. Paraprakisht u rinovua me fonde të BE-së.

Lexo më shumë  Zëvendëskryeministri i Luksemburgut premton 25 milionë euro investime në Kosovë
YouTube player